Një mace shtëpiake është diagnostikuar me COVID-19, rasti ky i parë i infektimit të kafshëve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ka konfirmuar qeveria e këtij shteti.
Macja besohet të jetë infektuar me virus prej pronarëve të saj, të cilët ndërkohë janë shëruar. Kjo mace, që thuhet të ketë pasur simptome të buta, nuk besohet se e ka bartur virusin tek njerëzit apo kafshët tjera, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.
Shefja e Zyres britanike të Veterinarisë, profesoresha Chritine Middlemiss, ka thënë se ende nuk ka dëshmi që kafshët mund t’i infektojnë njerëzit. Infektimi është konfirmuar pas testimeve në laboratorët e Agjencisë Shëndetësore për Shtazë dhe Bimë (APHA), të mërkurën e kaluar.