Fjalë Kyçe

Brnabiq: Dje në Samitin e Berlinit u krye një punë e madhe

Brnabiq: Dje në Samitin e Berlinit u krye një punë e madhe

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka vlerësuar se dje në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor është kryer një punë e madhe.

Brnbiq tha se dje askush nuk e kishte detyruar Serbinë ta vazhdonte dialogun me Kosovën pa u hequr taksa dhe se Serbia nuk e humbi qëndrimin e saj mbi çështjen e Kosovës.

“Rezultati është se askush nuk e ka detyruar Serbinë të vazhdojë dialogun dhe se taksa nuk është tërhequr dhe se Serbia nuk ka humbur pozicionin e saj, kjo është një punë e madhe”, tha ajo.

Temë kryesore e Samitit të djeshëm në Berlin ishte çështja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe vazhdimi i dialogut mes tyre.