Pesë të rinj nga Kosova janë dënuar dhe dëbuar nga Mali i Zi për prishje të rendit publik në Ulqin.
Sipas mediave malazeze, atyre i është ndaluar hyrja në këtë vend për gjashtë muajt e ardhshëm pasi mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur “UÇK” dhe “Policia”.
Siç raporton “Vijesti”, gjykatësja e kundërvajtës e Gjykatës Themelore të Ulqinit, Amra Grbovic, gjobiti të rinjtë me nga 300 euro, transmeton Klan Kosova.