Fjalë Kyçe

Brutale: nëna shtatzënë humb fëmijën pasi u rrah nga një grup burrash në qendër të Prishtinës

Brutale: nëna shtatzënë humb fëmijën pasi u rrah nga një grup burrash në qendër të Prishtinës

Në lagjen Ulpiana të Prishtinës, një shtetase e Shipërisë ka humbur fëmijën pasi që u rrah rëndë nga disa burra. Diku në këtë lagje u krye një krim i rëndë.

Në rrugët e Ulpianës në kryeqytet u rrah brutalisht një grua. E kjo vepër penale u krye nga disa persona. Për me keq, viktima ishte shtatëzënë dhe nga goditjet në bark e humbi edhe foshnjën. Është mësuar se e njëjta është shtetase e Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Policia e Kosovës e cila, ka inicuar rastin pesë ditë pasi ngjarja ka ndodhur. Policia ka bërë të ditur edhe se hetimet për rastin po vazhdojnë në Prokurori.

Ndërkohë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket se nuk është raportuar një rast i tillë. Raste të tilla të dhunës ndaj grave janë bërë të shpeshta, i fundit kishte ndodhur në Obiliq.