Fjalë Kyçe

BSPK proteston, ka gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

BSPK proteston, ka gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot po mban një protestë, ndërsa kanë gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Protesta ka nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e do të ndalen te Sheshi “Skënderbe”, para ndërtesës së Qeverisë.

BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.