Fjalë Kyçe

Buja: Lista e veteranëve as e përafërt me atë realen

Buja: Lista e veteranëve as e përafërt me atë realen

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, tash kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se shifra prej 60 mijë veteranëve s’është as e përafërt me numrin real të atyre që ishin në të vërtetë në luftë.

Në debatin në Rubikon për “Vlerat e luftës”, Buja ka thënë se shumë luftëtarë të vërtetë janë në kushte jo të mira sot dhe se duhet të jetë fokus i politikës për t’ua përmirësuar kushtet “të paktën ato që janë të domosdoshme”.

Duke folur për “veteranët e rremë”, Buja ka shtuar se “s’mund ta kuptoj si dikush pranon të hyjë në lista të tilla kur vetë s’ka qenë pjesë e luftës”.

“Unë nuk mund të pajtohem me numrin e listës që flitet sepse s’kemi pasur kurrë në asnjë regjistër as numër të përafërt”, ka thënë ai.