Fjalë Kyçe

Bukuroshja Beatrix Ramosaj me këngë të re?

Bukuroshja Beatrix Ramosaj me këngë të re?

Këngëtarja bukuroshe Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet publik shqiptarë më të komentuar.

Beatrix gjithmonë merr vëmendjen e të gjithëve me fotot që ndan në rrjete sociale, ku shfaqet joshëse dhe sensuale. Prej shumë vitesh ajo është distancuar nga muzika, por me sa duket do të kthehet më fuqishëm se kurrë.

Përmes një fotoje që ka postuar në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt po rikthehet me këngë të re.

“Kënga e re së shpejti. Po ndodh vërtet njerëz, e di se është bërë gjatë”, shkruan Beatrix.