Një djalë adoleshent, viktimë e bulizmit ‘gjithë jetën e tij’ ka vrarë veten në Britani pasi ndjente se nuk mund t’i shpëtonte ngacmimeve.
15 vjeçari fatkeq Simon Brooks duket se ndryshoi mendje në orët e fundit të jetës, pasi kishte pirë një masë tabletash në shtëpinë e tij në jug të Uellsit, por ishte tepër vonë.
Fjalët e tij të fundit ishin: ‘Mama…a do të vdes?’ Nëna e tij Julie Steward foli për tragjedinë dhe bëri thirrje për ligje të reja të ndalimit të ngacmimeve dhe bulizmit në shkolla.
Ajo tha: ‘Simon ka qenë viktimë e bulizmit gjithë jetën. Ishte i gëzueshëm por dhe shumë i ndjeshëm dhe nuk i kuptonte gjithmonë situatat shoqërore.’ Julie thotë se ngacmimet ndaj Simon nisën në shkollën fillore kur nxënësit e tjerë e thërrisnin me emra ofendues ose i merrnin çantën, ndërsa u përshkallëzuan në dhunë fizike në shkollë të mesme.
“Kjo nuk kishte fund për të. Nuk mund të shpëtonte. ditën që helmoi veten ishte i mërzitur për diçka të vogël, por gjithçka ishte akumuluar dhe kjo e bëri të kalonte limitin”, thotë Julie e cila e gjeti Simon me mbidozën e tabletave në 28 mars 2014 teksa ambulanca ishte jashtë shtëpisë. Ai i kishte thënë një shoku për atë që kishte bërë dhe ai njoftoi policinë.
Julie thotë më tej: ‘Simon po i tregonte mjekëve për ngacmimet në shkollë por nuk kishte ndjenjë urgjence pasi nuk besonin se do të vdiste pasi ishte i ndërgjegjshëm dhe po fliste. Sa do të ksihte dëshiruar ta merrja në banjë dhe ta bëja të villte”.
Simon u dërgua në spitalin Glamorgan më 28 mars dhe më pas në atë të Cardiff. Nëna e tij thotë se kur ishte i shtrirë në krevat i tha se nuk donte të vdiste. “Ai po më thoshte se dëshironte të mos e kishte bërë dhe unë ende besoja se do të shërohej, pro më vonë e kuptuan se e rëndë ishte gjendja”.