Fjalë Kyçe

Bulliqi komenton fotografinë ‘intime’ që u përdor kundër tij gjatë fushatës, e quan jo etike

Bulliqi komenton fotografinë ‘intime’ që u përdor kundër tij gjatë fushatës, e quan jo etike

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka komentuar fotografinë ‘intime’ që ka qarkulluar gjatë fushatës elektorale, e ku pretendohej se protagonist i saj ishte vet ai.

Në një deklaratë në emisionin “Context” në ATV, Bulliqi i ka quajtur këto pretendime, goditje të ulëta dhe aspak etike.

“Ne si shqiptar kemi kode etike dhe morale. Asnjëri nuk ndihet mirë në këto situata pasi që kemi familje, para se të gjithash unë jam gjysh. Kjo është shumë një gjë e ulët, mirëpo mbetet në ndërgjegjen e atyre që janë munduar të fitojnë poenë politik sepse nuk do të ishte etike që për një ulëse pushteti të vije goditje kaq ulët, sidomos nga një person që faktikisht që thuhet për humanizëm”, ka thënë Bullqi.

“Kam marr si informatë dy ose tri ditë prej eksponentëve që janë njohur aty që ekziston një gjë e tillë, edhe pse një fotografi e tillë kishte qarkulluar përmes mesazheve edhe më herët”.

“E kam dërguar rastin në organet gjegjëse, ato janë duke u marrë me këto çështje dhe nuk kam ndërmend me u marr më shumë me këtë”, tha ndër të tjerash Shpejtim Bulliqi.