Fjalë Kyçe

Bunjaku-Rexhepi për programin qeverisës: S’kishte asgjë të përputhshme me realitetin

Bunjaku-Rexhepi për programin qeverisës: S’kishte asgjë të përputhshme me realitetin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ka kritikuar programin që ka sjellë Qeveria ditë më parë, njofton Klan Kosova.

Sipas saj, ky program nuk ka asgjë përmbajtësore, konkrete e as domethënëse.

“Programi i Qeverisë i kishte 61 faqe, asgjë përmbajtësore, e keni numëruar edhe faqen e ballinës, nuk kishte asgjë konkrete, asgjë domethënëse, asgjë të përputhshme me realitetin. Ishte program dëshirash por jo i realizueshëm. Program fondesh i parave të gatshme të shpërndarjes së tyre. Të krijosh fonde është shumë lehtë por këto fonde duhet të jenë në përputhshmëri me buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha Bunjaku-Rexhepi.