Burak ka pozuar duke e mbajtur në krah djalin.
Aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.
Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Karan. Çifti kishin vendosur që lidhjen e tyre me fëmijën ta mbajnë sa më private.
Së fundmi për herë të parë Burak ka vendosur ta publikoj një foto me të birin ku shihet duke e mbajtur në krah.
As këtë herë nuk ia zbuloi fytyrën. Foto tani po qarkullon në pothuajse të gjitha mediat.
Pas publikimit të fotos më pas Burak e ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën shihet së bashku me dy personat e tij të zemrës, gruan dhe djalin.
Ata duken tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CFosBf-Jcvq/