Fjalë Kyçe

Burdushi ka tentuar të vetëvritet

Burdushi ka tentuar të vetëvritet

Pas rreth tre muajsh qëndrim në qendrën e paraburgimit në Prizren, mjeku popullor, Hysri Peçani, i njohur si Burdushi, ka tentuar të vetëvritet brenda burgut.

Nga burime të afërta me Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Insajderi ka mësuar se Burdushi ka tentuar të vetëvritet disa ditë më parë brenda burgut.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.