Fjalë Kyçe

“Burj Khalifa” ndriçohet me flamurin shqiptar

“Burj Khalifa” ndriçohet me flamurin shqiptar

Sot kur shënohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, çdoku nëpër botë janë uruar shqiptarët.
E padyshim se në mbrëmje nuk ka munguar edhe një befasi e këndshme nga Dubai.

Burj Khalifa apo njohur ndryshe si ndërtesa më e lartë në botë, tashmë është zbukuruar me flamurin e bukur kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Kjo është bërë e diture dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Burj Khalifa kuqezi je ti”,shkroi Rama.

Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.