Fjalë Kyçe

​Burri e largon nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tyre, shkak një mosmarrëveshje

​Burri e largon nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tyre, shkak një mosmarrëveshje

Një grua ka raportuar në Polici se burri i saj e ka larguar atë nga shtëpia së bashku me katër fëmijët.

Shkak për këtë sipas deklaratës së së saj në polici ka qenë një mosmarrëveshje.

“Gllogoc, 25.12.2022 – 20:22. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës. Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.