Historia e një çifti nga Britania e Madhe është e përshtatshme për subjektin e një filmi.
Robert dhe Janice Beecham teksa ishin në pritje për të festuar përvjetorin e 46-të të martesës, mësuan se Robert ishte i infektuar me koronavirus.
Sëmundja erdhi në një moment të pa përshtatshëm për to, pasi Jancie ishte diagnostikuar me kancer gjiri më herët dhe ishte duke aplikuar seanca kimioterapie.
Sëmundja i shkaktoi jo pak probleme burrit, mushkrit e tij ishin të mbingarkuara, kishte ethe si edhe humbi ndjenjën e shijes. Fatmirësisht falë dhe kujdesit të mjekëve, Robert arriti që të fitonte betejën ndaj koronavirusit dhe Jancie të hidhte pas krahëve kancerin.
Ata të dy sot gëzojnë shëndet të mirë dhe arritën që të festonin përvjetorin aq të dashur për ta.