Një punëtor ndërtimi pretendon se nuk ka vajtur asnjë herë te dentisit dhe sa herë që ka probleme me dhëmbët ai iu kërkon ndihmë kolegëve të tij të cilët përdorin pinca për t’ia hequr dhe për të shpëtuar nga dhimbjet.
58-vjeçari Phil Bailey nga Castleford në West Yorkshire, i cili punon me makineritë e rënda deklaron se nuk ka pasur kohë të regjistrohet te një dentist pasi ka qenë gjithnjë në lëvizje për shkak të punës që ai kryen.
Nëse një dhëmb fillon t’i shkaktojë dhimbje, gjyshi i tre nipërve ulet në vendin e punës dhe një prej kolegëve të tij ia heq atë duke përdorur pinca apo darë.