Buxhet i Komunës së Malishevës, për vitin 2020, është 15 milion e 583 mijë e 802 euro dhe është i ndarë në pesë kategori buxhetore. Për investime kapitale janë të ndara 3 milion e 840 mijë e 909 euro.
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot pasdite ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi projekt buxheti komunal.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka miratuar me plotësime dhe ndryshime, projekt buxhetin komunal, të propozuar nga Kryetari Komunës.