Fjalë Kyçe

“Buxheti nuk mund të përballojë rritje të rrogave të mësimdhënësve”

“Buxheti nuk mund të përballojë rritje të rrogave të mësimdhënësve”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se si dikaster kanë qenë kundër nisjes së grevës nga mësimdhënësit.

Në ditën e pestë të grevës, i pari i Arsimit, ka thënë se humbja e kohës e mësimdhënies do të jetë e pakompensuar.

“Kjo ka qenë brenga jonë kryesore. Në asnjë moment s’kemi qenë pro fillimit të grevës. Kemi kërkuar që renditja për paga në projektligj të jetë më e lartë. Konsideroj qe qasja në projektligje nuk është shpërfillje, ajo që duhet të kuptohet se sponzoriues i këtij ligji ka qenë ministria e Administratës Publike, ndërsa ne kemi qenë vetëm si zëdhënës dhe s’kemi qenë vendimmarrës. Fatkeqësisht ky ligj që kishte qëllim për nivelizim të pagave u kthye në një garë se cili dikaster do të ketë paga më të larta”, ka thënë Bytyqi përcjell Klan Kosova.

“Mendoj qe duhet të jemi të arsyeshëm dhe të gjejmë zgjidhje që procesi mësimor të fillojë. Ligji tashmë është në duart e deputetëve. Është një kosto shumë e lartë që nëse kjo rritje ndodhë me 30% dhe nuk bëhet lëvizje tjetër do të jetë vështirë e përballueshme për buxhetin e Kosovës. Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një kosto të lartë”.

Bytyqi ka thënë se nuk konsideron që mësimdhënësit kanë lënë mënjanë karshi kategorive të tjera.

“Pas reagimit tonë kam insistuar që të kemi një nen të veçantë për arsimin ku parashihet ku çdo ngritje në karrierë për mësimdhënësit që të kenë rritje shtesë. Në nenin 17 nuk është përcaktuar se sa do të jetë kjo shtesë, por këtu duhet të jemi bashkë me SBASHKUN se cilat do të jenë këto shtesa”.