Fjalë Kyçe

Buzhala: Është tmerruese me i hap dasmat

Buzhala: Është tmerruese me i hap dasmat

Gazetari, Berat Buzhala thotë se është tmerrues debati për t’i lejuar ose jo dasmat në situatën aktuale të pandemisë.

Rreth një janve më parë ai njoftoi se kishte rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 dhe se po përjetonte simptoma të cilat sipas tij nuk ishin të një gripi normal.

Buzhala shkruan se megjithatë nuk duhet të mbetemi tek rastet personale pasi kjo sipas tij ndan popujt e civilizuar nga ata primitivë teksa thekson gjendjen e rënduar spitalore që po kalon vendi.

Postimi i plotë:

Shqiptare te dashtun

Luften me COVID’in mundemi me e fitu ne dy menyra: Me shkence ose me budallak. Sipas menyres se pare rruga eshte me e gjate, me ma shume kthesa, por me ma pak dhimbje. Rruga e dyte, kjo e budallakut, eshte sipas konceptit te bagetive, krejt tube ne deteline, krejt tube te lumi me pi uje, e mandej gjysa plasin.

Fatkeqesisht une nuk po shoh koncept keto dite. Eshte absolutisht tmerruese kur edhe me tutje po flasim a me i hape dasmat a jo – pra me u dalldise – kur kapacitetet spitalore tashme po tejkalohen, kur stafi mjekesor cdo dite e me teper po veteizolohen per shkak qe po dalin pozitiv.

A eshte e mundur qe edhe ne kete situate dikush eshte ne mes lejimit te dasmave dhe ndalimit te tyne?

Popujt primitiv dallojne prej popujve te emancipuar saktesisht te aftesia per me u organizu kolektivisht, e jo me reagu vec ne tragjedi personale.

Une e kam tregu historine time personale, mirepo ajo cfare kam tregu eshte vec e imja. Nuk po me duket e moralshme shume me e vazhdu tregimin edhe nga QKUK, mirepo mundem me ju garantu qe jemi tuj shku ne rruge te gabueshme.