Fjalë Kyçe

Buzhala: Kurti ose ta heq taksën, ose vetën nga Qeveria

Buzhala: Kurti ose ta heq taksën, ose vetën nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, po përballet me një presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës ndaj mallërave serbe, dhe nëse nuk i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, ka shumë gjasë që ai të mos jetë më kryeministër i Kosovës.

Këtë ja ka bërë të qartë mbrëmë partneri i koalicionit, LDK, përmes zëvendësit të tij në qeveri, Avdullah Hoti. Por të njëjtën e mendon edhe opinionisti Berat Buzhala.

Ai në një intervistë për EuroNews Albania, ka thënë se Kosova duhet të mos e rrezikojë partneritetin me SHBA’në, dhe të mos mendojë se i bie mirë që në mes të SHBA’së dhe BE’së të zgjedhë këtë të fundit.

Sipas tij, BE asnjëherë nuk ka arritur që ta çoj përpara ndonjë agjendë konkrete në interes të Kosovës, madje duke e mbajtur Kosovën të izoluar pa liberalizim të vizave, edhe pse vendi ka vite që i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Duke folur për reagimin e ambasadorit Grenell, pas vendimit të kryeministrit Kurti, për heqje të pjesëshme dhe me faza të taksës ndaj Serbisë, opinionisti Buzhala ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka edhe shumë kohë para vetës për të vendosur karshi kërkesës së SHBA’së.

Sipas tij, nëse Kurti nuk e heq taksën, atëherë do ta heq vetën nga qeveria, dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, ose do të bëhet ndonjë aleancë tjetër qeveritare pa Kurtin kryeministër.