Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli ka folur për luftën për titull në Superligën e Kosovës.
Prishtina, Feronikeli dhe Llapi regjistruan fitoret e radhës në fundjavë për ta vazhduar ‘luftën’.
Ndërkaq, Sokoli thotë se tani kampionati ka hyrë në një pjesë interesante.
“Kampionati ka hyrë në një pjesë interesante, si në pjesën e epërme ashtu edhe në pjesën e poshtme të tabelës”, tha Sokoli në “Dueli Sportiv”.
“Si Prishtina, ashtu edhe Feronikeli dhe Llapi arritën rezultate të favorshme në fundjavë”, vlerësoi trajneri i Ferizajt.
“Ndërkaq, rezultati në ndeshjen KEK-u – Feronikeli ishteb i pritur”, pohoi Sokoli.