Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës.
Sot, në konferencën e jashtëzakonshme për medie, trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij tek skuadra ‘Bardh e kaltër’, raporton lajmi.net.
Arsyeja për tërheqjen e trajnerit ka të bëjë me shëndetin e Sokolit, siç është bërë e ditur në konferencën e mbajtur sot.
Sokoli e udhëhoqi Prishtinën për vetëm dy ndeshje, ku arriti një humbje dhe një fitore.
Klubi tashmë do të ketë një kryetrajner të ri, i cili do të jetë nga kuadrat e reja, në krye me Armend Dallkun.