Fjalë Kyçe

Cakaj në Pragë: Diskutova për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave në Kosovës

Cakaj në Pragë: Diskutova për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave në Kosovës

Ministri i Punëve të Jashme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor.

Cakaj ka bërë të ditur se në këtë takim ka folur për dy çështje kryesore, njëra që ka të bëj më Kosovën.

Ai thotë se ka diskutuar për domosdoshmërinë e e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot në Pragë mora pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim edhe njëherë u përsërit mbështetja e V4 për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën time theksova dy çështje kryesore lidhur me rajonin:

  1. Rëndësinë e çeljes së negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë sa më parë: Shqipëria, ashtu siç e ka konfirmuar deri më tani edhe Komisioni Evropian, ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Paraqitja e metodologjisë së re ka krijuar një momentum të ri politik brenda Bashkimit Evropian, i cili duhet shfrytëzuar gjithsesi.
  2. Domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës. Çdo vonesë është e padrejtë sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë. Po ashtu, nënvizova se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.

Vendet e Vishegradit edhe njëherë njëzëri konfirmuan mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE menjëherë.