Fjalë Kyçe

Cakaj në Prishtinë: Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet menjëherë

Cakaj në Prishtinë: Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet menjëherë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur në një konferencë për media pas takimit që pati me homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca.
Cakaj para mediave përmendi ndihmën që Kosova ia ofroi Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërsië nuk duhet të ekzistojë dhe në këtë formë të hiqet menjëherë.“Tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi se jemi dy shtete por jemi një komb. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë, pra duhet të hiqet menjëherë. Sot me zotin Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për raportet tona. I konfirmova zotit Konjufca angazhimin tonë për konsullatat dhe ambasadat e përbashkëta. Ne jemi të gatshëm që në një numër të konsiderueshëm të vendeve të vazhdojmë me këtë praktikë. Ne jemi pajtuar që të mobilizojmë grupet e punës për të përgatititur një plan veprimi për këtë proces”, tha ai.

Po ashtu, Cakaj ka treguar edhe dy marrëveshjet që ai i ka propozuar Konjufcës për mbledhjen e përbashkët që do mbahet në Shkodër.Ndër të tjera, njëra nga marrëveshjet përfshinë edhe ndarjen e shpenzimeve për lobimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Për mbledhjen e përbaëshkët kam propozuar dy marrëveshje. E para është që të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për lobimin e Kosovës. Ne kemi theksuar gjithmonë gatishmërinë tonë, dhe kemi ngritur zërin për qasjen e padrejtë të BE-së karshi Kosovës. Marrëveshja e dytë është marrëveshja për transmetimin e përvojave në procesin e skriningut. Ne kemi kryer ushtrimin e krahasimit të legjislacionit vendor me atë evropian. Ne jemi të gatshëm që përvojën tonë ta transmetojmë tek pala kosovare”, tha ai.