Fjalë Kyçe

Callum Hudson-Odoin kërkohet edhe në Liverpool

Callum Hudson-Odoin kërkohet edhe në Liverpool

Chelsea është shumë afër ta humbet Callum Hudson-Odoin.

Callum Hudson-Odoin ka vendosur përfundimisht të largohet nga Chelsea edhe pse iu premtua se do të ketë minutazhë më të madhe.

Talenti anglez po kërkohet nga Bayern Munich, gjersa Liverpool është futur në garë tash së fundmi, përcjell lajmi.net.

Por, Odoi është i vendosur që të transferohet te bavarezët, pasi ka disa javë që i duan shërbimet e tij.

Anglezi ka klauzolë 40 milionë euro te Chelsea, ndërsa këta të fundit rezistojnë ende në shitjen e tij.