Tash e një kohë qarkullojnë thashetheme për lidhje të mundshme mes Can Yaman dhe Demet Ozdemir.
Can Yaman dhe Demet Ozemir ani pse nuk e pranojnë publikisht lidhjen, ata janë fotografuar shumë herë bashkë edhe jashtë serialit, shkruan lajmi.net.
Dy aktorët e serialit “Erkenci Kus”, mbrëmë janë fotografuar nga paparacët teksa po argëtoheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Can dhe Demet u pritën nga gazetarët teksa po dilnin nga një kafene dhe nuk i shpëtuan pyetjes se kur do t’i shohim dorë për dore me njëri-tjetrin.
“Do të prisni edhe shumë gjatë për të na parë në atë formë”, ka thënë aktori, kurse Demet ka shtuar ”
“Miqtë nuk përjetojnë dashuri. Ne erdhëm të argëtohemi si ekip”.
Megjithatë, mbetet të shihet se kur do ta konfirmojnë këtë lidhje ‘sekrete’ dyshja e njohur.