Fjalë Kyçe

Capital T flet për problemet në industrinë muzikore në një lidhje ‘live’ me Vjosa Osmanin

Capital T flet për problemet në industrinë muzikore në një lidhje ‘live’ me Vjosa Osmanin

Vjosa Osmani, prirësja e listës “Guxo” për javë me radhë por realizon intervista në mënyrë virtuale me personazhe të njohur.

Kësaj radhe i ftuar ishte rep-artisti i njohur, Capital T, në një lidhje ‘live’ në rrjetin social Instagram.

Palët jo vetëm që diskutuan për problemet që shkaktoi pandemia coronavirus, ata prekën edhe në ngecjet që industria muzikore ka në përgjithësi.

Reperi i njohur fillimisht kërkoi që për shkak të kapacitetit të vogël që kanë lokalet e natës, sallat sportive të kthehen në vende ku mund të performohet.

“Normalisht janë disa pika që mund të bëhen më mirë, sikur sallat sportive të rinovohen dhe të menaxhohen mirë, që artistët të kenë vend që të performojnë”, është shprehur ai.

Capital T po ashtu përmendi Ligjin për Pirateri, e po ashtu edhe këngët të cilat lëshohen në televizione pa marrë miratimin e artistit.

“Të tjera probleme janë sikur Ligji për Pirateri, televizionet që nuk paguajnë për këngë që lëshohen. Por, një shtëpi e madhe diskografike do të kishte qenë mirë të jetë në Kosovë”, përfundoi tutje reperi.