Fjalë Kyçe

Çdo gjë me para, shumat e majme që po i marrin konkurrentët dhe produksioni i Përputhën

Shumë konkurrentë të emisionit “Për’puthen” kanë bërë lojëra shpërblyese, dhe duke marrë një popullaritet të madh të ndjekësve në rrjete sociale, e që këtë gjë e kanë kthyer në biznes.

Çmimi që të bëheni pjesë e këtyre lojërave shpërblyese është mbi 500 euro, ndërsa reklamimet e ndryshme për biznese sillen mbi 200 euro deri në 1500 euro. Në këtë çmim hyjnë postimet njëherë në ditë, disa herë në javë.

E që ky çmim ndryshon varësisht nga kërkesa e konkurrentëve.Së fundmi, produksioni i “Për’puthen”, ka krijuar një aplikacion që ka një parapagesë prej 3.99 ‎€ në muaj dhe në të shfaqen intervista, video, fotografi nga prapaskenat e emisionit dhe ngjarjeve të ndryshme, raporton Express.

Emisioni i dashurisë që për qellim ka të njoftoj të rinjtë shqiptarë së bashku dhe të përfundojnë në çifte.

E që tani është duke u zhvilluar sezoni i dytë i këtij programi, e në sezon të parë si çift nga emisioni doli Ina dhe Geri, por që më pas dyshja u ndan. Ndërsa të tjerët vazhduan njohjen jashtë programit.

Në sezonin e dytë, çifti i parë ishte ai i Andit me Tean, por se kjo e fundit pas daljes së emisionit njoftoi që ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Emisioni ka vazhduar duke marrë klikime të shumta, që shpeshherë është akuzuar se i gjithë programi është me skenar i përgatitur dhe e gjitha është vetëm për biznes.

Pasi gjatë këtij sezoni në media kanë qarkulluar shumë skandale të ndryshme, që nga fotografitë e Anës me Arjon Lulin, çifti Tea – Andi e që doli të jetë në lidhje me Beartin, akuzat për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, njohja e konkurrentëve edhe nga jashtë.

Tea në aplikacionin që kanë hapur me pagesë tregoi rreth ndarjes së saj nga Bearti, ku ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien me Andin. Tani ky i fundit përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram” kërkon të rritet faqja e tij në “Facebook” që të tregon historinë e tij.