Fjalë Kyçe

Ceballos është lënduar, mungon ndaj Atletico Madridit

Ceballos është lënduar, mungon ndaj Atletico Madridit

Dani Ceballos është lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Futbollisti pësoi një dëmtim në seancën e fundit stërvitore me madrilenët, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” patën stërvitjen e fundit sot para derbit të Madridit, grumbullim që duket se rezultoi i pafat për spanjollin.

Në fotot e seancës së fundit stërvitore gjithashtu nuk shihen as Marcelo, Jovic, Alaba, Bale e Hazard.
“Mbretërit” tashmë e kanë siguruar titullin e 35 kampionë në La liga javën e kaluar dhe ndeshja e së dielës nuk do të ketë ndonjë relevancë në këtë aspekt.
Në anën tjetër, për skuadrën e Diego Simeones mungojnë Hermoso, Felix, Lemar dhe Mandava.

Gjithsesi, për “Los Colchoneros”, që pozitën e tyre në vendin e katërt në tabelë, fitorja në derbi është jetike.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe luhet në “Wanda Metropolitano”.