Fjalë Kyçe

Çekia dëshmohet se është shtet mik i shqiptarëve

Çekia dëshmohet se është shtet mik i shqiptarëve

Ministri në Detyrë për Eeropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček.

Cakaj ka thënë se ministri Petříček e ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen absolute të Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova.

“Në takim u pajtuam për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe domosdoshmërinë e rritjes së ndërveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Vishegradit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Po ashtu, biseduam edhe për një varg masash të prekshme për të shtuar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së”.