Fjalë Kyçe

Çekia mban takim koordinues të politikës së jashtme për çnjohjen e Kosovës

Çekia mban takim koordinues të politikës së jashtme për çnjohjen e Kosovës

Çekia po e konsideron seriozisht çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti çek, Milos Zeman ka pasur mbrëmë një takim me kryeministrin e vendit, Andrej Babis, ku është diskutuar edhe kjo çështje.

Ani pse fillimisht kryeministri çek ishte shprehur kundër ndryshimit të qëndrimit për Kosovën, ai duket se pas takimit me presidentin i ka zbutur qëndrimet.

Sipas asaj që raportojnë mediat nga Praga, kryeministri dhe presidenti çek janë pajtuar që çështja e pavarësisë së Kosovës të dërgohet për diskutim në një takim koordinues të politikës së jashtme.

Në të njëjtën do të marrë pjesë edhe minsitri i Jashtëm, Jan Hamaçek.

E gjithë historia me mundësinë e  çnjohjes nga Çekia ka nisur me deklaratat e presidentit Zeman në Beograd.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime të mëdha në Prishtinë, teksa Kosova refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Pragës.