Fjalë Kyçe

Celina flet për super golin e shënuar: Më detyruan…

Celina flet për super golin e shënuar: Më detyruan…

Bersant Celina ishte autori i një super goli në ditën e djeshme, teksa Swansea fitonte me rezultatin 4:1 ndaj Gillingamit.

Një goditje fantastike nga distanca, që përfundoi në cepin në rrjetës, ishte ajo që futbollisti shqiptar dhuroi në fushën e lojës, shkruan ‘Shqiperia.ch’.

Realizimi ishte për kornizë, ndërsa vetë Celina në fundin e lojës është shprehur se një gjë të tillë e bëri për tifozët. Ishin këta të fundit që kishin kërkuar një goditje të menjëhershme, duke ditur edhe aftësitë e këtij futbollisti.

“Para se të godisja topin ishin tifozët që e kërkuan një gjë të tillë. Unë e bëra goditjen, për të plotësuar dëshirën e tyre. Përfundimisht ishte një prej golave të mi më të mirë në karrierë, nuk ka dyshime. Megjithatë, nuk jam ende mjaftueshëm mirë, ka shumë për të përmirësuar”, u shpreh Celina.