Fjalë Kyçe

Celina i tensionuar, shikoni se çfarë ndodhi pas ndeshjes në Prizren

Celina i tensionuar, shikoni se çfarë ndodhi pas ndeshjes në Prizren

Liria është deklasuar në shtëpi nga Llapi në kuadër të xhiros 24 të Ipko Superligës, pasi është mposhtur 4:0, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo humbje ka bërë që atmosfera në kampin bardh e zi të mos jetë e mirë. Një gjë e tillë u reflektua menjëherë pas ndeshjes.

Ishte trajneri, Erdogan Celina, i cili mbeti tejet i dëshpëruar me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Më të përfunduar takimi, Celina ka mbajtur një takim me lojtarët me të cilët ishte tejet i pakënaqur.

Madje, duke qenë i zënë me futbollistët e tij në zhveshtore dhe njëkohësisht edhe i nervozuar, trajneri i Lirisë nuk është prononcuar fare për SuperSport.