Fjalë Kyçe

‘Çënari’ i bën dedikim në gjuhën shqipe djalit të tij

‘Çënari’ i bën dedikim në gjuhën shqipe djalit të tij

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

Ai vetëm në Instagram ndiqet nga dy milionë njerëz, ndërsa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

I njëjti së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah të birit Efehan, derisa në mbishkrim e thërret me nofkën tigri, në gjuhën shqipe.

Kjo pasi Tolga prej vitesh është martuar me aktoren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Almeda Abazi, e cila duket se i ka mësuar disa fjalë në shqip.

“Sapo hëngra ushqim, tani po e shikoj babain, po thotë klyshi, tigri”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, komplimentet dhe reagimet nga ndjekësit nuk munguan në hapësirën për komente.

Tolga dhe Almeda u martuan në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar mirëpritën fëmijën e parë, djalin Efehan.