Bayern Munich duket se është afër transferimit te sulmuesit të AS Romës, Cengiz Under.
“ESPN” shkruan se ylli turk duket së është i vendosur për kalimin në ‘Alianz Arena’ në vitin 2019.
21-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga Tottenham, Arsenal, Manchester City dhe Manchester United, por një burim i afërt me lojtarin ka treguar se Gjermania është destinacioni më i mundshëm i talentit turk.
Under është duke bërë sezon të madh me romakët. Ai në 14-të paraqitjet e tij këtë sezon të garave më skuadrën italiane në Seria A, ka shënuar dy gola dhe ka bërë 4 asistime si dhe ka shënuar tre gola në Ligën e Kampionëve.