Shkarkimi i fundit i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, mund të përfundojë në çështje gjyqësore, sipas mediumit La Gazzetta dello Sport.
Allegri u shkarkua zyrtarisht të premten , si pasojë e finales së Kupës së Italisë të së mërkurës, ku, pavarësisht se Juventusi ngriti trofeun, trajneri shpërtheu në fushë, përpara se të bënte një sërë kërcënimesh ndaj redaktorit të Tuttosport, Guido Vaciago.
La Gazzetta raporton se Juventusi e konsideron veten të detyruar për ta shkarkuar trajnerin dhe e vlerësojnë këtë gjë si të drejtë.
Nëse është kështu, atëherë Juventusi mund të shpëtojë nga mospagimi i 7 milionë eurove të mbetura në kontratën e Allegrit, e cila duhej të skadonte në verën e vitit 2025.
Ish-trajneri i Bianconerëve nuk ka vendosur ende se cilët hapa të ardhshëm do të ndërmarrë. Nëse thuhet se shkarkimi ishte i drejtë, ai prapë mund të apelojë.
Ai do të ketë pesë ditë kohë nga koha e shkarkimit të tij për t’iu përgjigjur çështjeve disiplinore që iu paraqitën nga CEO i klubit, Maurizio Scanavino në emër të avokatëve të klubit.
Nëse zbulohet se Juventusi nuk ka pasur arsye të drejtë, ose nëse Allegri apelon me sukses, trajneri do të ketë të drejtën e 7 milionë eurove që i detyrohen nga viti i mbetur i kontratës së tij në tërësi, plus kompensimin e mundshëm për dëmtimin e reputacionit.