Fjalë Kyçe

Çfarë do të thotë të jesh kampion i dimrit në Serie A?

Çfarë do të thotë të jesh kampion i dimrit në Serie A?

Titulli kampion i dimrit është emëruar nga mediat, por ekipet në krye të tabelës në Serie A në mesin e kampionatit, e kanë fituar Scudetton 19 herë në 26 kampanjat e fundit.

Milanit i duhet vetëm një pikë kundër Atalantas për t’u bërë “Campione d’Inverno”. Nëse Interi fiton dhe “rossonerët” humbin, atëherë “nerazzurrët” do ta kenë këtë titull për shkak të goldallimit më të mirë.

Megjithatë, në fundin e sezonit, faktor vendimtar do të jenë ndeshjet e ndërsjella, ndërsa në mesin e kampionatit është goldallimi.

Milani mund të bëhet kampion i dimrit për herën e 18-të në histori, duke e kaluar Interin që është 17 herë. Dukshëm më i mirë në gjysmën e sezonit është Juventusi që është shpallur 31 herë Kampion i Dimrit.

Takimi Milan – Atalanta luhet sonte në orën 18:00.