Fjalë Kyçe

Çfarë parashikojnë yjet për sot

Çfarë parashikojnë yjet për  sot

Dashi
Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës që zhvendoset. “Armëpushimi do të nënshkruhet” para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.
Demi
Gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë së juaj.
Binjakët
Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, të gjitha energjitë do t’ua marrë partneri. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.
Gaforrja
Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten! Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës në çifti, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.
Luani
Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme investimesh, por me kusht që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë, asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.
Virgjëresha
Hëna është në anën tuaj dhe kjo do të ndikojë që gjatë gjithë ditës të jeni entuziastë dhe të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.
Peshorja
Mëngjesin do ta keni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Nga ana tjetër, mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.
Akrepi
Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq, në mbrëmje do të ndiheni të lodhur aq shumë sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.
Shigjetari
Mëngjesi nis i zymtë, por humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të tij.
Bricjapi
Hëna mike ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një axhendë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë!
Ujori
Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por në mbrëmje gjithçka do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.
Peshqit
Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës së ajrit që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Çfarë është thënë, është bërë! Plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Por, nuk është vetëm lodhje, është edhe ndryshimi i Hënës.