Fjalë Kyçe

Çfarë parashikojnë yjet për sot 2 tetor 2020

Çfarë parashikojnë yjet për sot 2 tetor 2020

Horoskopi

Dashi21 Mars – 19 Prill

Duhet t’i rishikoni gjërat në një lidhje të afërt. Partneri juaj ka krijuar shprehi që të marrë vendime për ju. Mund të mendojë se po ju bëjnë një të mirë apo se ju njeh aq mirë sa mund të hamendësojë se çfarë ju mendoni. Meqë s’është kështu, duhet të fillojnë t’i dëgjojnë mendimet tuaja.

Demi20 Prill – 20 Maj

Po ju mungojnë daljet me miqtë, ashtu si dikur. Nëse jeni beqar, jeni duke shikuar për mënyra për ta gjetur një partner. Do të mund të njiheni me dikë nëpërmjet aplikacioneve online për takime. A i përkushtoheni lidhjes? Mos u befasoni nëse romanca është gjëja e fundit në mendjen e partnerit tuaj. Janë nën presion shumë të madh.

Binjakët21 Maj – 20 Qershor

Jeni gjithmonë aty kur një mik i ngushtë ka nevojë për t’i bërë një nder. Megjithëse keni pasur plane të tjera, jeni të vetmit që jeni të lirë për t’iu ndihmuar. Kjo do të mund t’ju bezdisë, por mos lejoni që të vërehet. Kurrë nuk do të mund ta dini se sa shumë ka rëndësi për ta fakti se jeni aty për ta në çastin e duhur.

Gaforrja21 qershor – 22 Korrik

Një komitet i udhëhequr mirë ka bërë që grupi të ecë në të mirë e në të keqe. Njerëzit në krye kanë gjetur mënyra për t’i tejkaluar shumë sfida, frenime e zemërime. Keni qenë pak anashkalues për gjërat që kanë qenë duke ndodhur në prapaskenë, derisa janë shfaqur para jush. Tani që e dini, ndiheni keq se nuk e keni përmirësuar këtë gjë dhe shpejt do ta shfaqni mirënjohjen tuaj.

Luani23 Korrik – 22 Gusht

Dikush që nuk e keni parë aq së fundmi nuk është nën presion të kohës dhe ka mundësi të çlodhet dhe të takohet me ju. Problemi është se ju keni bërë të tjera plane. Nuk keni pritur se do të jenë të lirë dhe as ata nuk kanë pritur që ju të jeni aq të zënë me gjëra të tjetra. Të paktën e dinë që nuk keni ndenjur ulur në një kënd dhe keni pritur që ata t’ju thërrasin.

Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator

Sa më shumë që e njihni një koleg apo fqinj, aq më pak do t’ju pëlqejnë. Ky person jo që është plotësisht i kundërt me ju, por as nuk janë të besueshëm, të sinqertë apo të drejtë. Edhe pse nuk do t’i anashkaloni tërësisht, nuk do të përpiqeni të bëheni miq me ta. Mund t’ia dilni pa njerëz të tillë në jetën tuaj.

Peshorja23 Shtator – 22 Tetor

Jeni të zemëruar me një fqinj që e ka bërë të bujshme një gjë. Disa njerëz duket se janë shumë të aftë për t’i kthyer dramat në kriza apo kështu do të duket në sytë tuaj. Në fillim do t’ju duket sikur po e zmadhojnë një ngjarje, por sapo të zbuloni më shumë, do të kuptoni se në fakt janë duke e bërë të kundërtën. Nuk i kanë shfaqur gjërat nëpër të cilat po kalojnë.

Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor

Një mik i ngushtë apo partner do ta pranojë se nuk i ndajnë shijet e njëjta me ju. Ka gjëra të tjera që do t’i bënin më me qejf. Kjo nuk do të thotë që nuk jeni të përshtatshëm apo i ka ardhur fundi lidhjes suaj. Në fakt, ju do të mund të argëtoheshit me gjëra të tjera dhe miqësi të tjera përpos kësaj lidhjeje.

Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor

Janë ditët e para të lidhjes, por dikush po fillon të tregohet posesiv dhe diktatorial kundrejt jush. Dëshira juaj e vetme është që të tjerët t’ju respektojnë për njeriun që jeni dhe jo për dikë që ata do të donin të ishit. Nëse ju duket se nuk ka gjasa që ta ndryshoni këtë gjë, atëherë do të ishte më mirë që t’i jepnit fund që tani.

Bricjapi22 Dhjetor – 19 Janar

Po lejoni që ndjenjat t’ua kontrollojnë pikëpamjet. Së pari mendoni e pastaj veproni. Në vend që t’i dëgjoni thashethemet që mund t’i mërzisin njerëzit shpejt, gjykoni të tjerët nga përvojat tuaja me ta. Nëse e keni gjetur dikë që është i sinqertë dhe i besueshëm, nuk keni nevojë që t’ua vini veshin thashethemeve, të cilat flasin për të kundërtën.

Ujori20 Janar – 18 Shkurt

Një mik do të harrojë plotësisht që ua ka dhënë një premtim. Kërkimfalja e tij, kur ia përmendni këtë gjë, do të duket e sinqertë. Një partner i ri është ende në gjendjen më të mirë të tij. Do të mund t’ju bëjë përshtypje mbështetja që u ofron, por jepini pak kohë dhe shihni nëse do të vazhdojë kësisoj.

Peshqit19 Shkurt – 20 Mars

I dini prioritetet tuaja. Dikush do të lëndohet, për shkak se i keni ndryshuar planet që i keni bërë për sot. Kjo ngase familja juaj ka nevojë për ju. Ama do të befasoheni nga mungesa e mirëkuptimit e një miku të vjetër. Nuk ka rëndësi se sa shumë ankohen, familja juaj duhet të jetë në rend të parë.