Dashi21 Mars – 19 Prill
Kërkoni nga ndonjë mik ose i afërt që t’ju lirojë nga një përgjegjësi, në mënyrë që të mos i bëni të gjitha punët vetë. Gjithmonë keni qenë shumë efektiv, por nuk duhet që të pësoni për këtë. Kryeni disa punë në orët e hershme dhe më pas do të keni gjysmën e ditës për ta kaluar si ta keni qejfin. Shkoni me miqtë në ndonjë pub. Do të keni rastin të ndani ekspertizën tuaj me një person të ri, i cili ndihet i pasigurt sa i përket së ardhmes. Përvoja juaj ju bën person të respektueshëm dhe autoritativ.
Demi20 Prill – 20 Maj
Ju kërkoni vlerësimin nga të tjerët dhe kjo do t’ju bëjë që të ndiheni të dobët. Kjo praktikë do t’ju sjellë vetëm dhembje koke. Në vend që t’ua bëni qejfin miqve, fqinjëve apo të afërmve, provoni të përmbushni veten tuaj. Për shkak të disa ndërrimeve në karrierë, ka gjasë që disa persona t’ju cilësojnë si të papërgjegjshëm. Fundja, kjo nuk është punë për ta. Keni shpirt sensitiv që ka nevojë të ndiejë se po ndryshoni.
Binjakët21 Maj – 20 Qershor
Keni shumë punë për të bërë dhe këto gjëra nuk presin që t’i shtyni deri në fundjavë. Vini një mbishkrim “mos pengo” në derën e zyrës suaj dhe ndaloni qasjen e telefonatave. Në këtë mënyrë, mund të fokusoheni në punë pa u penguar. Disa kolegë do të mund të lëndohen nga qëndrimi juaj, por ata nuk e kuptojnë sesa shumë duhet të nxitoni. Kur t’i përfundoni punët, kaloni një fundjavë të relaksuar. Keni merituar një pushim.
Gaforrja21 qershor – 22 Korrik
Të sillesh me shumë zemërgjerësi, kujdes dhe dashuri ndaj miqve është pjesë e personalitetit tuaj. Disa njerëz janë skeptikë nëse jeni real. Por mos u ofendoni nga kjo gjë. Njerëzit që janë përdorur ose abuzuar nga përfituesit nuk kanë besim të plotë. Kjo i bën që të kenë rezerva edhe ndaj të tjerëve. Keni më shumë durim dhe do ta fitoni besimin tyre. Ndërkohë, përmbushi impulset tuaja në ndonjë kopsht me kafshë.
Luani23 Korrik – 22 Gusht
Do të ndiheni në siklet nga zemërimi që do t’jua sjellë një mik ose personi juaj i dashur. Jeni person që kur e doni dikë, dëshironi të jeni në dijeni me gjithçka që ndodh me të. Do të ndiheni i tradhtuar kur të kuptoni se sjellja e tyre është fajtore për këtë situatë. Megjithatë, duhet të merrni më të mirën nga e keqja. Sa më shpejt që vëreni perspektivën e njerëzve në jetën tuaj, aq më shpejt do të krijoni lidhje. Kjo ndodh për shkak se miqtë tuaj nuk kanë frikë të rrëzohen nga piedestali.
Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator
Mendja juaj e shpejt impresionon dikë që e keni afër. Mos u befasoni kur një mik papritmas iu propozon një aventurë romantike. Me gjithë shprehjen e dashurisë, ju nuk do të jeni i gatshëm t’i përgjigjeni. Juve ju duhet kohë për të ndier diçka për dikë. Jini i hapur sa u përket ndjenjave, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse nuk e bëni, heshtja juaj do të interpretohet si indiferencë.
Peshorja23 Shtator – 22 Tetor
Aventura po ju thërret. Vizita në një vend ekzotik do të jetë shumë argëtuese, por sigurohuni që akomodimi të jetë i përshtatshëm për ju. Një agjent udhëtimi që ka shumë përvojë mund t’iu ndihmojë të aranzhoni një udhëtim që do të ishte balancë e mirë e argëtimit dhe e luksit. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, mund ta gjeni atë derisa kalëroni ose ngjiteni nëpër gurë. Mbani sytë hapur pasi dikush mund të provojë të përfitojë nga ju.
Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor
Shpirti juaj luftarak është duke dalë në pah me plot forcë, pasi jeni lodhur duke u mposhtur nga disa përfitues. Të merrni vetë në duar situatën mund të jetë e frikshme, por është gjëja më e mirë që mund ta bëni. Fatmirësisht, jeni shumë i shkathët. Nuk e keni problem të jetoni me buxhet të vogël, por kjo gjë mund ta brengosë personin tuaj të dashur. Provoni të bëheni simpatik kur ai ndihet në siklet. Jepni përkrahje kur është fjala për mësim. Gjithmonë keni qenë të fuqishëm dhe sigurisht që do të shijoni rolin tuaj.
Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor
Pranimi i gabimeve të njerëzve të tjerë ju bën figurë të popullarizuar. Grupi që përbën rrethin tuaj shoqëror ju jep kënaqësi të madhe. Keni qejf t’i ngacmoni miqtë për dobësitë e tyre, por në të njëjtën kohë festoni fitoret e tyre. Njëri nga ta mund të mos e çmojë humorin tuaj. Kuptoni reagimet e tyre dhe kërkoni falje nëse ofendoni dikë. Nuk mund të lejoni që të humbni kot një mik.
Bricjapi22 Dhjetor – 19 Janar
Mos u ngutni që të denigroni kontributin tuaj. Megjithëse nuk jeni të lumtur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat, përpjekjet tuaja janë ende shumë mbresëlënëse. Problemi është se ju nuk dëshironi asgjë më pak sesa përsosmërinë. Ky tipar mund të jetë i adhurueshëm por edhe i frikshëm. Shumë njerëz frikësohen t’jua prezantojnë punimet e tyre për shkak të reagimit tuaj. Mendoni sesa shumë këto standardet tuaja të larta mund të ndikojnë mbi dikë që është i ri në rrethin tuaj.
Ujori20 Janar – 18 Shkurt
Ndani më shumë kohë për vetveten dhe kjo do t’ju ndihmojë të tejkaloni stresin. Njerëzit që ju duan nganjëherë ndihen të lënduar nga sjellja juaj e ftohtë. Ajo që nuk e kuptojnë ata është se, megjithëse keni shumë kohë për veten, nuk i kushtoni aspak kujdes miqve dhe familjes. Energjinë e shfrytëzoni vetëm për veten tuaj. Megjithatë, është e rëndësishme të dilni nga guaska juaj kohë pas kohe. Organizoni një darkë joformale në shtëpinë tuaj. Relaksimi më i mirë bëhet në ambientet familjare.
Peshqit19 Shkurt – 20 Mars
Ju jeni më shumë të interesuar që të trajtoheni si anëtar i vlefshëm i ekipit sesa të fitoni një pagë të madhe. Do të jetë e vështirë të gjeni diçka që ju jep kënaqësi emocionale. Së fundi, punët janë të pakta dhe kolegët tuaj janë të zënë me dramat e tyre personale. Nëse dëshironi të jeni të vlerësuar, bëni ndonjë punë vullnetare ose ndihmoni dikujt. Depresioni juaj do të zëvendësohet kur ta gjeni vendin e duhur për të shpalosur talentin tuaj.