Publiku e njeh si këngëtar, por ai nuk është vetëm i këngës, por edhe i arsimit. Mahmut Ferati prej shumë vitesh punon si arsimtar i muzikës në shkollë të mesme në Prishtinë.
Mahmut Ferati është arsimtar i muzikës, e nxënësit e tij tregojnë se ai ka kriter të fortë në orë.
Pra, në orët e mësimit nuk është Mahmut këngëtari, por Mahmut arsimtari, shkruan “Kosovarja”.
Ne, kemi siguruar një foto të Mahmutit nga salla e arsimtarëve, ku ai po fotografohej mjaftë serioz.