Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodhë në Gjakovë, vazhdon “avullimi” i naftës në qendrat e mjekësisë familjare

Çfarë po ndodhë në Gjakovë, vazhdon “avullimi” i naftës në qendrat e mjekësisë familjare

Qindra litra derivate janë vjedhur ditëve të fundit në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Gjakovës, të cilat u dedikuan për ngrohje, shkruan IndeksOnline.

Deri më tani katër raste për vjedhje të naftës janë bërë në Policinë e Kosovës.

Në një dokument që ka siguruar IndeksOnline bëhet e ditur që do të inspektohen të gjitha QMF-të në Gjakovë të cilat janë furnizuar me derivate më datën 27 tetor 2021 në total 15 mijë litra.

Sipas dokumentit, më datën 1 nëntor në QMF 3 në Brekoc është identifikuar mungesa e sasisë së konsiderueshme e derivatit për ngrohje.

Ndërkohë janë hedhur dyshime edhe për mungesa të tilla edhe në qendrat tjera ku nga inspektimet, sipas dokumentit, ka pasur mungesa të naftës.

I gjithë ky rast, është kërkuar nga u.d shef i shërbimit Teknik në QKMF, Albert Zhubi që me urgjencë të hulumtohet.

Mirëpo, deri më tani, nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Kështu ka thënë për IndeksOnline, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu-Shllaku.

Për këtë temë ka pasur debate edhe nga dy kandidatët për kryetar në komunën e Gjakovës.

Mimoza Kusari-Lila pati thënë se vjedhja e naftës së Qendrat e Mjekësisë Familjare janë të lidhura me AAK-në.

Kurse, kundërpërgjigja e Ardian Gjinit ishte që kjo nuk është një kulturë e AAK-së.

Raportet e Policisë lidhur me vjedhjen e derivateve:

Gjakovë 01.11.2021 – 10:50. Është raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në, për kundër së me 27.10.2021 është mbushur nga kompania, tani është i zbrazur dhe se këtu kanë qasje gjashtë persona. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 03.11.2021 – 15:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar.

· Gjakovë 03.11.2021 – 14:30. Është raportuar se nga rezervuari i naftës në QMF janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Ponoshec, Gjakovë, 04.11.2021-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në qendrën e mjekësisë familjare mungojnë rreth 300-400 litra naftë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin.