Fjalë Kyçe

Çfarë prashikojnë yjet për sot 28 qershor 2020

Çfarë prashikojnë yjet për sot 28 qershor 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Përgjegjësitë financiare nuk po ju lënë të flini rehat. Nuk jeni të sigurt se a do të mund t’i paguani faturat. Kur është fjala për të paguar borxhet, është mirë të vendosni njerëzit para organizatave. Edhe njerëzit e dashur kanë telashe kur është fjala për t’ua mbuluar borxhet me para të gatshme. Mund të mos e kuptoni, por ata bëjnë sakrifica personale për të mirën tuaj. Gjëja e vetme që mund të bëni për ta është t’i përmbushni interesat sa më shpejt që të jetë e mundur.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Vështirësitë ligjore mund t’ju sjellin telashe në jetën private. Është e vështirë t’i përkushtoheni karrierës kur keni shumë çështje për të zgjidhur. Nuk ka rëndësi se sa të lodhur jeni, duhet të ngriheni e të bëni punën tuaj. Nuk mund të lejoni që këto pengesa t’ua prishin jetën. Shefi juaj do të ketë nevojë që ju të organizoni një fushatë të madhe, mbledhje fondesh ose promovim. Nëse nuk e merrni përsipër këtë detyrë, do ta zhgënjeni atë. Po ashtu do t’i shkaktoni dëm reputacionit tuaj profesional.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kushtet e këqija të punës po ju bëjnë të ndiheni keq. Jeni lodhur duke u trajtuar sikur jeni budallenj, megjithëse jeni personat më inteligjentë në organizatën ku punoni. Për fat të keq, do ta keni të vështirë të gjeni një vend më të mirë pune për momentin. Në vend se të bëni panik, është më mirë të riorganizoni orarin. Ndani pak kohë për njerëzit dhe aktivitetet që ju pëlqejnë. Sa më pak që thelloheni në ambientin e punës, aq më pak do të ndieni bezdinë. Keni talent dhe nuk duhet të lejoni t’ju shkojë huq.

Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Nuk është koha e duhur të nguteni sa i përket romancës. Mos i leni zemrës rast të bllokohet me një person rebel që mund t’ju shkaktojë vetëm vuajtje. Është më mirë të kërkoni dikë që mund t’ju përkushtohet. Jeni persona që keni nevojë për një partner që ka vullnet të japë aq sa merr. Jeni në lidhje me një person të veçantë? Është koha të flisni. Mos prisni që partneri t’ua lexojë mendjen.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Përgjegjësitë familjare ju kanë rënë mbi kokë. Është koha të bëni diçka të mirë për veten. Aranzhoni një mbrëmje romantike me të dashurin. Nëse jeni beqar, është mirë të shkoni në pushim. Vizitoni një vend të bukur. Papritmas, do të shihni edhe mundësi të reja që nuk i keni parë më herët. Mund të hiqni përgjegjësitë nga vetja duke angazhuar disa punonjës nga jashtë. Mos u ndieni fajtor pse keni nevojë të pushoni. Secili ka nevojë për pak pushim.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Mendimet negative po ju pengojnë në produktivitet. Nëse ndodheni në ambient pune të kontaminuar, është koha të gjeni një punë më të mirë. Jeni shumë të talentuar për të humbur kohën me situata të tilla. Filloni aplikimet për punë menjëherë. Do t’ju duhet kohë të gjeni një mundësi më të mirë pune. Procesi i kërkimit të punës do t’ju bëjë të ndjeheni të pafuqishëm. Por ia vlen të tejkaloni këtë situatë të keqe dhe të prisni gjëra të mira.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Vështirësitë financiare po ua pengojnë romancën. Jeni shumë të zënë dhe nuk mund të përkushtoheni e të shikoni se me sa shumë gjëra jeni bekuar. Rregulloni problemet duke ndryshuar qëndrimin. Bëni një listë me gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës çdo ditë. Kjo do të ua lehtësojë të vëreni se sa me fat jeni. Ka shumë njerëz në botë që do të kishin dëshirë të jenë në vendin tuaj. Duhet të jeni mirënjohës ndaj jetës. Papritur, gjërat do të fillojnë të rregullohen.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Mungesa e vetëbesimit mund t’ju pengojë që të përparoni në karrierë. Mos e bindni veten se nuk mund të shkoni përpara. Nëse keni mungesë të arsimimit ose trajnimeve, merruni me këtë çështje. Do të ju duhet kohë derisa të arrini qëllimin, por do t’ju shpaguhen përpjekjet. Jeni persona shumë të fuqishëm. Kur nuk keni ndonjë qëllim në të cilin fokusoheni, nuk ju zihet vendi vend dhe jeni të pakënaqur. Duhet të bëni hapin e parë drejt realizimit të ëndrrës suaj.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mund të lini përshtypje të gabuar tek një person i ri që keni njohur. Mos e diskutoni jetën private në publik. Nuk e kanë të gjithë komoditetin të flasin për tema të tilla, e sidomos njerëzit që nuk i njihni mirë. Nëse keni dëshirë të bëni hapin e duhur me një fqinj të ri, është mirë ta prisni me një mirëseardhje. Do të jetë mirënjohës për këtë gjest. Mund të mos miqësoheni me të, por së paku do të keni marrëdhënie të mira me dikë që jeton afër jush.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Miqtë nuk janë treguar shumë përkrahës. Ata nuk i marrin seriozisht problemet tuaja. Mbase kjo ndodh sepse ata kanë disa gjëra më të rëndësishme për veten e tyre. Në vend se të zemëroheni për këtë mënyrë trajtimi, është më mirë të tregoheni më filozofik. Mendoni se si do të ndiheni nëse i ndërroni rolet me ta. Duhet ta pranoni se ju jeni shumë të përmbushur në disa aspekte të jetës. Mbase kjo është shenjë që duhet të ankoheni më pak dhe ta shijoni jetën më shumë.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Tregohuni të gatshëm ta pranoni një gabim trashanik. Nëse provoni të fajësoni të tjerët, vetëm sa do të humbni besimin e të tjerëve. Ju duhet kurajë të pranoni gabimin. Nëse një projekt kreativ nuk po ecën mirë, mos e humbni qetësinë. Do të keni rast të përmirësoni gjërat më vonë. Aktualisht, duhet të punoni vetëm sa për të përmbushur afatet kohore. Askush nuk do t’ju kritikojë për performancën. Në fakt, të tjerët do të ndihen mirë që keni shfaqur shenja të mirësisë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të jetë e vështirë të gjeni një pozitë pune që përshtatet me eksperiencën tuaj. Mos e përbuzni një punë që nuk u përshtatet aftësive që keni. Nëse punësoheni aty, do ta keni më të lehtë të gjeni një punë tjetër më vonë. Ndërkohë, do t’ju duhen të ardhura për të paguar faturat. Përveç kësaj, nëse keni një punë me më pak përgjegjësi do të keni më shumë energji për t’u përkushtuar në projekte artistike.