Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gani Dreshaj, për sulmin ndaj tij në Kuvendin e Kosovës, duke thënë së është i pakënaqur ndaj këtij vendimi.
Nëpërmjet telefonit Gashi i tha Klan Kosovës se dënimi i Gjykatës është minimal.
Ai theksoi se në ditët të vazhdim do të shikojë se si do ta trajtojë këtë çështje.
“Mendoj se gjykata ka dhënë dënim minimal, në ditët në vazhdim do të shoh se si do ta trajtoj këtë çështje”-tha Gashi.
Gashi shtoi se për rastin do të konsultohet edhe me juristët e tjerë.
“Do të konsultohem edhe me juristë të tjerë, edhe për padi civile”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Halitin dhe Dreshajn, duke i dënuar me gjobë prej 1250 eurosh.