Fjalë Kyçe

Challandes: Muriqi dhe Dresheviqi mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme

Challandes: Muriqi dhe Dresheviqi mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme

Aro Muriqi dhe Ibrahim Dresheviqi do t’i mungojnë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme për shkak njëri është me koronavirus ndërsa Muriq është i lënduar. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se në këto dy ndeshje do të testojnë lojtarë të tjerë, do bëjnë kombinime. Sipas tij kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin lojtarët e tjerë.

“Për mua, tani do të flasim vetëm për dy ndeshjet e para, San Marinon edhe Maltën. E keni parë që disa lojtarë standard të ekipit të parë nuk i kemi për arsye të ndryshme, të lënduar dhe sëmurë. Por, edhe në listën e publikuar i kemi disa telashe, Ibrahim Dresheviqi është me Covid-19 derisa Aro Muriq është i sëmurë dhe të dy e kanë të pamundur t’i bashkohen ekipit. I kam marrë 23 lojtarë dhe kjo është zgjidhja ime për këto dy ndeshje dhe janë të duhurit për këto dy ndeshje”, ka thënë ai.

Në vend të tyre thuhet se janë ftuar Betim Halimi dhe Mirlind Daku.

“Kemi disa futbollist të rinj të cilët kanë karakteristika interesante. Këto dy takime do të janë rast i mirë për lojtarët që të tregohen. Kemi shume konkurrencë në disa pozita ndërsa në disa pozita jo edhe shume zgjedhje”, ka shtuar ai.

Kemi tre lojtarë që do të na bashkohen më vonë, pra do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren e dytë. Për shembull, Astrit Selmani do të luajë ndeshjen finale të Kupës, ai ka kërkuar ta luajë këtë ndeshje dhe unë kam pranuar që ai të jetë me ne për ndeshjen e dytë. Edhe Bashkim Ajdini luan në plejaut me ekipin e tij, dhe do të na bashkohet me lojën e dytë. Pastaj Herolind Shala do të luajë ndeshje të kampionatit në Norvegji.

Ndërkohë, për reagimin e Bernard Berishës, Challandes tha se nuk i lexon mediat sociale dhe për çështje të tilla nuk dëshiron të flasë duke shtuar se secili lojtarë ka të drejtën të shkruajë.