Fjalë Kyçe

Challandes tregon se cila do të jetë taktika ndaj Bullgarisë

Challandes tregon se cila do të jetë taktika ndaj Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës po bëhet gati për ndeshjen me Bullgarinë, ku do të zhvillohet nesër mbrëma në Sofje.

Përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media në Sofje para stërvitjes së fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, kanë paralajmëruar se në ndeshjen e nesërme synojnë tri pikët.

Zvicerani tha se do të futën në fushë për ta bërë lojën e tyre, duke vlerësuar edhe ekipin kundërshtarë.

“Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit. Bullgaria është një skuadër e fortë, e cila ka bërë ndryshime të shumta nga ndeshja që kishim në Prishtinë”.

“E kam shikuar edhe lojën e tyre kundër Çekisë dhe ka qenë një angazhim i madh i tyre. Sigurisht se edhe për ne nuk do të jetë e lehtë të luajmë këtu, por do të synojmë që të arrijmë fitore”.

Trajneri i Kosovës ka thënë se taktikën e tij nuk do ta ndryshojë, pasi nuk janë skuadër që luajnë vetëm në mbrojtje apo në sulm.

“Taktika jonë nuk do të ndryshojë. Nuk jemi skuadër që luajmë vetëm në mbrojtje apo vetëm në sulm. Ne mund të luajmë me sistemin 4-3-3 apo 4-2-3-1”, ka theksuar Challandes.