Chelsea dhe Real Madrid po synojnë ta zënë një vend në finale të Champions League.
Sonte me fillim nga ora 21:00 në “Stamford Bride”, do të zhvillohet përballja e dytë gjysmëfinale mes “bluve” të Londrës dhe “Los Blancos”.
Përballja e parë në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Cilado prej këtyre skuadrave që prekë finalen do të përballet me Manchester Cityn e cila e ka mposhtuar Paris Saint Germain, me rezultat të përgjithshëm 4:1 nga dyja takimet.