Në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve Chelsea e Sevilla kanë ndarë pikët, derisa Lazio ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Dortmundit.
Për 90 minuta në Stamford Bridge nuk u shënua asnjë gol ndërmjet Chelseat dhe Sevillës, transmeton KOHA.
Derisa në sfidën tjetër Lazio shënoi fitore prej 3 me 1.
Immobile i dha epërsinë Lazios në minutëne gjashtë. Derisa në minutën e 23 Hitz shënoi autogol.
E golin e tretë për skuadrën italiane e shënoi Akpa Akpro.
Golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Haaland.
Në Ligën e Kampionëve sot debutoi edhe Vedat Muqiri me Lazion, i cili u inkuadrua në minutën e 67 në vend të Correas.
E sonte u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera. Leipzigu e mposhti Bashakshehirin me rezultat prej 2 me 0, derisa Rennesi barazoi me Krasnodarin me rezultat prej 1 me 1.