Chelsea është lider i ri i Grupit H.
Blutë i kanë dhënë leksione Juventusit në ndeshjen direkte për vendin e parë, duke triumfuar 4-0 në ‘Stamford Bridge’.
Vendasit e shënuan një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në atë të dytë.
Fillimisht për 1-0 shënoi Trevoh Chalobah, në minutën e 25’.
Me të filluar pjesa e dytë, Reece James shënoi për 2-0 në minutën e 56’, dhe Callum Hudson-Odoi për 3-0 në atë të 58’ përcjell express.
Para se të përfundojë takimi, Werner u kthye me gol dhe shënoi për 4-0.
Me këtë fitore, që ishte për vendin e parë, Chelsea e ka pushtuar me 12 pikë, aq ka edhe Juve, por Blutë kanë statistika më të mira.