Chelsea ka mposhtur Sheffield Wednesdayn në rrethin e katërt të Kupës FA 3 me 0 për të kaluar tutje.
Willian realizoi dy gola, ndërsa një tjetër u shënua nga Hudson-Odoi.
Në këtë takim, për “Blutë” debutoi edhe transferi i ri, Gonzalo Higuain.
Te mysafirët, në 15 minutat e fundit u paraqit edhe sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu.